Anatomia e veshit

Veshët nuk janë vetëm për të dëgjuar, ata janë gjithashtu të rëndësishëm për kontrollin e sensit të pozicionit dhe balancës. Çdo vesh është i ndarë në 3 seksione: i jashtëm, i mesëm dhe i brendshëm. Veshi i mesëm dhe pjesa e brendshme janë të lokalizuara në hapësirat e zbrazëta, në të dy krahët e
kokës, me kockat temporal-e të kafkës.

Veshi i jashtëm
Pjesa e jashtme e veshit, konsiston në llapën dhe bullën e veshit. Llapa e veshit është një pjesë si zhguall e veshit të jashtëm dhe përbëhet nga kërc-i dhe lëkura. Ajo drejton valët e zhurmave nga jashtë tek kanali i jashtëm i veshit, që i çon valët tek membrana timpanike (e njohur si daullja e veshit).
Daullja e veshit është e hollë, membranë gjysmë transparente, që ndan veshin e jashtëm nga veshi i mesëm.

Veshi i mesëm
Veshi i mesëm është një hapësirë e mbushur me ajër që përmban 3 kocka (të njohura si osikle-t), që quhen çekiçi, kudhra dhe zengjia (stapes). Valët e zhurmave që arrijnë në daullen e veshit, shkaktojnë vibrim. Ky vibrim transmetohet në osikle, që e amplifikojnë zhurmën dhe e kalojnë atë në dhomën
ovale (një membranë midis veshit të mesëm dhe të brendshëm).
Tubi Eustahut është një tub i ngushtë, që lidh veshin e mesëm me pjesën e pasme të hundës dhe me grykën. Kur gëlltiteni, tubi Eustahut hapet për të lejuar ajrin që të hyjë në veshin e mesëm, kështu që presioni i ajrit në të dy anët e membranës të jetë i njëjtë. Në situatat ku ka ndryshim të shpejtë të
presionit të ajrit (p.sh. gjatë udhëtimit me avion, kur ngrihet apo ulet avioni), presioni në veshin e mesëm nuk është njësoj me presionin e jashtëm. Kj0 mund të fryjë daullen e veshit ose ta lakojë dhe kështu që ajo do jetë më pak e aftë për të transmetuar vibrimet, duke shkaktuar probleme të përkohshme me dëgjimin. Presioni mund të balancohet duke u gëllltitur ose duke pulitur sytë.

Veshi i brendshëm

Veshi i brendshëm (që quhet edhe labirint dhe përbëhet nga: labirinti eshtror dhe labirinti membranor) përmban 2 struktura kryesore — koklea, që përfshihet në dëgjim dhe sistemin vestibular (vestibulumi labirinthor), që janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e balancës.
Koklea është e mbushur me lëngje, që përmbajnë organin e Corti-t, një strukturë që përmban mijëra sensor-ë special, qeliza me qime dhe me projeksione që quhen cilia. Vibrimet transmetohen nga veshi i mesëm, duke shkaktuar valë në lëngun e veshit të brendshëm, që bëjnë që cilia të vibrojë. Qelizat me
qime i konvertojnë këto vibrime në impuls nervor ose sinjale, që dërgohen nëpërmjet nervit të dëgjimit në tru, ku interpretohen si zhurma.
Dritarja e koklesë (kërmilli) është një membranë, që lidh koklean me veshin e mesëm. Ajo ndihmon kalimin e vibrimeve në koklea.
Kanalet gjysmë rrethore përmbajnë lëngje dhe qeliza në formë qimesh, por këto qeliza janë përgjegjëse për përcaktimin e lëvizjes dhe jo të zhurmave. Kur lëvizni kokën, lëvizin edhe lëngjet në kanalet gjysmë rrethore (që qëndrojnë në kënd të drejtë me tjetrin). Kjo lëvizje e lëngjeve kapet nga qelizat në formë
qimeje, që pastaj dërgojnë impulse nervore në tru, për pozicionin e kokës dhe të trupit dhe lejojnë mirëmbajtjen e balancës.
Utricle dhe saccule punojnë në një mënyrë të ngjashme me kanalet gjysmë rrethore, duke lejuar që njeriu të ketë sensin e gravitetit dhe të ekujlibrit të trupit dhe të mbajë pozicionin e kërkuar.

Comments are closed.