Aparatet e degjimit mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për demencë

Aparatet e dëgjimit mund të ndihmojnë në parandalimin e degjenerimit të qelizave të trurit duke ruajtur stimulimin e dëgjimit dhe duke lejuar trurin të përpunojë tingullin në mënyrë më efikase, thonë shkencëtarët, duke sugjeruar se përdorimi i tyre gjithashtu mund të jetë i dobishëm në parandalimin e demencës.

Sipas një studimi të ri njerëzit që po përjetojnë humbje dëgjimi dhe nuk përdorin aparat dëgjimi mund të kenë një rrezik më të lartë të zhvillimit të demencës sesa njerëzit që përdorin aparate dëgjimi.

Truri punon shumë për të dëgjuar kur ka humbje të dëgjimit dhe aparatet e dëgjimit mund të lehtësojnë ngarkesën e tij, duke i lejuar trurit të fokusohet në detyra të tjera që lidhen me kujtesën dhe të mësuarit.

“Ne inkurajojmë publikun që të kërkojë vlerësim dhe trajtim adekuat të humbjes së dëgjimit në fazat e hershme, siç janë montimi i aparateve të dëgjimit”, tha autori i studimit Fan Jiang.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ku u zhvillua studimi, aparatet e dëgjimit janë falas nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit. Në Shtetet e Bashkuara, aparatet e dëgjimit u bënë të disponueshme pa recetë në fund të vitit 2022, gjë që ka ulur çmimet dhe inkurajon më shumë njerëz të përdorin këto pajisje.

Studimi i ri përfshiu pak më shumë se 437,700 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Pjesëmarrësit u pyetën për humbjen e dëgjimit dhe nëse përdornin aparat dëgjimi. Studiuesit më pas e krahasuan këtë informacion me diagnozat e demencës duke përdorur të dhënat spitalore dhe të dhënat e regjistrit të vdekjeve.

Rreth 75 për qind e njerëzve në studim nuk raportuan humbje dëgjimi, dhe grupi i mbetur tha se kishte pak humbje dëgjimi. Në mesin e atyre me humbje dëgjimi, 11.7  për qind përdornin aparate dëgjimi.

Krahasuar me njerëzit me dëgjim normal, ata me humbje dëgjimi që nuk përdornin aparat dëgjimi kishin një rrezik 42 për qind më të lartë për të zhvilluar demencë. Në të kundërt, nuk kishte rrezik në rritje te njerëzit me humbje dëgjimi që përdornin aparate dëgjimi.

Aparatet e dëgjimit mund të lejojnë më shumë stimulim mendor dhe mund të ulin rrezikun për depresion dhe izolim social, tha Gill Livingston, një profesor i psikiatrisë në Kolegjin Universitar në Londër, i specializuar për njerëzit e moshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vendos emialin tuaj per tu informuar rreth te rejave ne fushen audiologjike

Vendos e-mailin 

Kompania

© 2024 Qendra e Degjimit Otofon.  All Rights Reserved.

Fill the form

Drop us a line

Fill in this form or send us an e-mail with your inquiry.

Or come visit us at:

301 Howard St. #600
San Francisco, CA 94105