Aplikacioni Beltone HearMax™ është i pajtueshëm me aparatet e dëgjimit si më poshtë:
• Beltone Imagine™
• Beltone Amaze™
• Beltone Trust™
• Beltone Boost Max™
• Beltone Boost Ultra™
• Beltone Rely™

Aplikacioni Beltone HearMax e bën të lehtë komandimin e aparateve të dëgjimit drejtpërdrejt nga pajisja juaj portative. Mund të ndryshoni programe dhe të bëni rregullime të lehta ose më të avancuara akustike dhe t’i ruani si të preferuara. Aplikacioni ju ndihmon të mësoni çfarë mund të bëni dhe si ta bëni. Mund dhe t’ju ndihmojë të gjeni aparatet e dëgjimit nëse ju humbasin. Së fundi, po jo me më pak vlerë, mund t’i përditësoni programet e aparatit të dëgjimit tek eksperti i kujdesit për dëgjimin ose të merrni softuer të ri për aparatin e dëgjimit pa bërë rrugën deri në klinikë.

Përdorni aplikacionin Beltone HearMax për të:
• Lidhur aparatet tuaja të dëgjimit Beltone Amaze me pajisje të pajtueshme me Android për audiotransmetim
• Përfituar Beltone Remote Care: Kërkoni ndihmë për cilësimet e aparatit të dëgjimit nga eksperti juaj i kujdesit shëndetësor dhe merrni cilësime të reja dhe përditësime softuerike.

Dhe përdorni këto opsione komandimi të drejtpërdrejtë dhe personalizimi:
• Rregulloni cilësimet e volumit në aparatet tuaja të dëgjimit
• Heshtini aparatet tuaja të dëgjimit
• Rregulloni volumin e aksesorëve tuaj transmetues Beltone
• Rregulloni fokusin e dëgjimit, si dhe nivelet e zhurmës dhe të zhurmës së erës me Sound Enhancer (ofrimi i funksionit varet nga modeli i aparatit tuaj të dëgjimit dhe konfigurimi nga eksperti juaj i kujdesit për dëgjimin)
• Ndryshoni programet manual dhe të transmetuesit
• Redaktoni dhe personalizoni emrat e programeve
• Rregulloni tonet alto, medio dhe bas sipas preferencës suaj
• Ruajini cilësimet tuaja të preferuara si Favorite – mund dhe të etiketoni një vendndodhje
• Monitoroni statusin e baterisë për aparatet tuaja të karikueshme të dëgjimit
• Ndihmoni në lokalizimin e aparateve të dëgjimit të humbura apo të harruara diku
• Menaxhimi i tinitusit: Rregulloni variacionin dhe frekuencën e zërit të Tinnitus Breaker Pro. Zgjidhni Nature Sounds (ofrimi i funksionit ndryshon në varësi të modelit tuaj të dëgjimit dhe konfigurimit nga eksperti juaj i kujdesit për dëgjimin)

Check My Fit.

Mos i lini t’ju shpëtojnë tingujt e bukur falë variantit të ri të Check My Fit. Mësoni si t’i mbani siç duhet dhe në mënyrë të sigurt aparatet e dëgjimit me një autoportret të shpejtë, për të përfituar një përvojë të plotë akustike. Mund ta përdorni Check My Fit nëse keni aparat dëgjimi RIE.