ÇFARË ËSHTË APARATI PËR DËGJIM DHE SI PUNON?

No Comments
Aparati për dëgjim është pajisje e vogël elektronike që mbahet brenda në vesh dhe pas veshit. Ai i rrit zërat që personat me dëgjim të dëmtuar të mund të dëgjojnë, të komunikojnë dhe të marrin pjesë plotësisht në aktivitetet e përditshme.

Aparati për dëgjim i zmadhon dridhjet që hyjnë në vesh.Qelizat e dëmtuara të veshit të brendshëm mund ti detektojnë dhe ti shëndrojnë në sinjal që kalojnë deri në tru. Sa më i madh të jetë dëmtimi i qelizave aq më e madhe do të jetë shkalla e dëmtimit të veshit dhe zmadhimi i zërit të aparatit për dëgjim do të jetë më i madh.

Audiometria (Testi i Degjimit)

Matja e dëgjimit ( audiometrija ) bëhet në vend të izoluar ( dhomë e shurdhër ) me përdorimin e pajisjes të veçantë- audiometri.

Personit që kontrollohet i vendosen kufje prej të cilave lëshohen zëra me ton të ndryshëm dhe madhësi,

kurse detyra e tij është të shtyp butonin kur të dëgjoj zë ose ta ngrit dorën. Rezulatet e fituara nga kontrolli regjistrohen në audiogram, i cili në grafikon tregon llojin dhe shkallën e dëmtimit të dëgjimit. Ky rezultat fillestar është për përzgjedhjen e modelit të aparatit për dëgjim.

Egzistojnë modele të ndryshme të aparateve për dëgjim, mirëpo në përgjithsi të gjithë kanë komponentë kryesorë:

  1. Mikrofon- i mbledh të gjithë zërat e hapsirës dhe i shëndrron në sinjal elektrik.
  2. Zmadhues – e zmadhon intenzitetin e sinjalit nga mikrofoni. Filtrat e modifikojnë zërin ashtu që rriten vetëm ato zëra që janë të rëndësishëm për përdoruesin.
  3. Antropalant- pranues- i shëndrron sinjalet elektrike të përpunuara në sinjale të zëëshëm që ti dëgjoj përdoruesi

Përveq këtyre tre komponentëve, aparatet digjital për dëgjim lidhen me procesor të vogël kompjuterik

i cili i përpunon sinjalet e mëdha që tu përshtaten nevojave individuale të përdoruesit.

Aparatet për dëgjim me të vërtet ndihmojnë

Bota juaj prap do të fillojë të hapet. Do ti dëgjoni zërat të cilat nuk i keni dëgjuar një kohë të gjatë. Komunikimi do të jetë më i lehtë. Do të ndjeheni më pak të lodhur kur mundoheni të kuptoni njerëzit me të cilët bisedoni.

Previous Post
Dita Botërore e Dëgjimit
Next Post
5 (Pesë) përfitimet e aparateve të dëgjimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fill out this field
Fill out this field
Please enter a valid email address.
You need to agree with the terms to proceed

Menu