APARATET E DËGJIMIT E MBAJNË NË FORMË TRURIN TUAJ

No Comments

E vetmja gjë me rëndësi e cila mund të bëni që ta mbani trurin tuaj ne formë derisa plakeni, është të qëndroni mentalisht aktiv të angazhuar ne jetën shoqërore.

Probleme me degjimin

Dëgjimi i shëndetshëm luan një rol qendror i cili ju ndihmon të lidheni me njerëzit dhe me botën rreth jush. Kur dëgjimi fillon të pengojë aftësinë tuaj për angazhim social, atëherë ju jeni në rrezik nga rënia njohëse për dallim nga njerëzit me dëgjim normal. Për fat egzistojnë hapa të cilat mund ti ndërmerni që ta përmirsoni dëgjimin tuaj, dhe ta mbani trurin tuaj në formë dhe ta ngadalsoni rënien kognitive e cila ka lidhje me humbjen e dëgjimit.

Mendoni preventivisht për trurin tuaj.

Cila është lidhja mes dëgjimit të shëndetshëm dhe trurit? Dëgjimi fillon nga truri.

Truri juaj dhe veshët punojnë së bashku, ku truri e kryen pjesën më të rëndësishme të punës. Truri i përpunon dhe i interpreton zërat të cilat i detektojnë veshët tuaj. Në trurin tuaj valët e zërit janë zëra të cilat ju i njihni. Truri juaj i përdor informatat nga të dy veshët që të ju orientojë duke provuar të dijë se nga cili drejtim vie zëri. Ky proces ndihmon të koncentroheni në bisedë dhe ti ndani zërat e padëshirueshëm.

Kur keni dëgjim të dobët sinjalet zanore të cilat truri juaj i pranon nga veshët nuk janë të plotë. Truri juaj nuk i pranon informatat nga zëri, që të kuptojë më mirë zërat duhet dhënë shumë energji që ti plotësojë zbrazëtirat. Lodhsia plotësuese që të ndiqni një bisedë mund të ndikojë lodhshëm tek ju. Mund të ndodh që të filloni të tërhiqeni nga jeta sociale e cila është  shumë e rëndësishme për shëndetin dhe trurin.

Anashkaloni rreziqet që i sjell dëgjimi i dobët

Studimet kan treguar lidhjen mes dëgjimit të pa trajtuar dhe izolimit, depresioni dhe shumë probleme të tjera shëndetsore. Nëse keni dëgjim të dëmtuar egziston mundësia të keni problem me të menduarit dhe të kujtuarit për dallim nga njerëzit më të moshuar me dëgjim normal. Anketuesit gjithashtu gjetën një lidhje midis humbjes të dëgjimit dhe rënies njohëse. Nëse keni dëgjim të dëmtuar dhe nuk përdorni aparate për dëgjim, ju keni rrezik më të lartë për rënie kognitive.

Ndërmerni hapa që të zgjidhni dëmtimin e dëgjimit

Kur mbani vazhdimisht aparate dëgjimi ju e zgjidhni dëmtimin e dëgjimit, atëherë ju e ulni rrezikun për rënie kognitive. Kjo është ajo që anketuesit ranë në përfundim nga studimi më i madh e cila përfshin rreth 4000 vullnetarë në periudh prej 25 vjetësh. Në studim njerëzit me dëgjim të dobët të cilët përdorën aparate dëgjimi vazhdimisht kan pësuar rënie kognitive e cila ka qenë e ngjashme me personat të cilët kan dëgjim normal. Anketuesit besojnë se aftësia për të dëgjuar më mirë e përmirson disponimin, e rrit bashkëveprimin shoqëror dhe mundëson pjesëmarrje në aktivitete të cilët e stimulojnë trurin.

Мbani aparatet e dëgjimit çdo ditë

Aparatet e dëgjimit mund të ju ndihmojnë të qëndroni shoqërisht aktiv vetëm nëse i mbani ato, dhe jo nëse ju qëndrojnë në sirtar. Shfrytëzojeni mundësinë në këtë mënyrë të provuar që ta stimuloni trurin tuaj. Si çdo ushtrim ashtu edhe bashkëveprimi shoqëror me njerëzit ju ndihmon ta mbani trurin tuaj në gjendje të mirë mentale dhe ta ngadalsojë rënien kongnitive i cili është i lidhur me dëgjimin e dëmtuar.

Mos prisni

A kanë filluar njerëzit të përshpërisin më shumë se më parë? A keni vështirësi të dëgjoni bisedën? A ankohet familja juaj për tonin e lartë të televizionit. Ndoshta është koha që ta kontrolloni dëgjimin tuaj.

Mënyra e thjeshtë për të caktuar termin për kontroll të dëgjimit me ekspert të dëgjimit mund të jetë një ndër hapat më të rëndësishëm të cilat do ti ndërmerni që ta mbani në formë trurin tuaj. Përderisa gjendet dëgjimi i dëmtuar, në dispozicion keni shumë zgjidhje bashkëkohore, diskret për dëgjim më të mirë. Zgjidhjet bashkëkohore në kohën e sotme për dëgjim më të mirë mund ta ruajnë aq shumë zërin natyral dhe detajet aq sa është e mundur, ashtu truri juaj pranon informacione të cilat i ka të nevojshme që ti jap kuptim secilit zë.

Previous Post
Hapat qe ndiqen pas vendosjes se aparatit te degjimit.
Next Post
DIAGNOSTIFIKIM I HERSHËM I DËMTIMIT TË DËGJIMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fill out this field
Fill out this field
Please enter a valid email address.
You need to agree with the terms to proceed

Menu