Rreziku i humbjes së dëgjimit në përgjithësi rritet me moshën dhe sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) prek 25 % e të moshuarëve mbi 60 vjeç. Humbja mund të jetë graduale ose e papritmas dhe prek njërin ose të dy veshët! Presbycusis (presbikuzia) humbja e dëgjimit për shkak të moshës është një formë tipike e humbjes së dëgjimit sensorineural. Mund të shkaktohet nga shumë faktorë të ndryshëm si sëmundjet kronike, pirja e duhanit, gjenetike, infeksionet e shpeshta, alkoli, aksidentet e të tjerë. Edhe pse nuk është kërcënim për jetën, humbja e dëgjimit mund të ndikojë tek cilësia e jetës së njeriut, duke shkaktuar kështu shumë probleme të tjera.
Si të zbulojmë humbjen e dëgjimit tek të rriturit
Është shumë e rëndësishme të kuptojmë humbjen e dëgjimit më herët dhe të veprojmë para se të përkeqësohet pasi humbja e dëgjimit ndikon dukshëm tek cilësia e jetesës dhe mund të shkaktojë shumë probleme të tjera si për shembull, depresion dhe demencë. Nëse vini re që mund të keni ndonjë problem me dëgjimin apo problemet e dëgjimit ndikojnë tek jeta e juaj e përditshme, konsultoni specialistin e ORL-së. Konsultoni listën e simptomave tipike të humbjes së dëgjimit si më poshtë:
Shenjat e humbjes së dëgjimit tek moshat e mëdha
Përsëritje
Shpesh, ju pyesni personat të përsërisin fjalët e tyre
Kuptimi
Ju keni probleme me kuptimin e të folurit dhe ndiqni bisedat në parametra të larta
Volumi
Ju dëgjoni muzikë ose televizor me volum më të lartë se zakonisht
Probleme në telefonata
Ju keni probleme të kuptoni personat teksa flisni në telefon
Tinitusi
Ju ndjeni tringëllima apo zhurma në vesh
Si të parandaloni humbjen e dëgjimit?
Uleni volumin
Shmagni dëgjimin me muzikë shumë të lartë me kufje dhe gjithmonë bëni pushime të shkurtra kur i përdorni ata për një periudhë më të gjatë ( për shembull, 5 minuta pushim çdo një orë).
Mbrojtja e veshëve
Mbroni dëgjimin tuaj gjatë aktiviteteve me zhurmë të lartë (për shembull, në klube nate apo evente sportive), qëndroni larg altoparlantëve, bëni disa pushime të shkurtra dhe mbani tapa veshësh.
Mbrojta në punë
Nëse ju punoni në ambiente me zhurmë, mendoni për mbrojtjen e dëgjimit ose flisni me departamentin e burimeve njerëzore mbi mundësitë rreth mbrojtjes së dëgjimit në ambjentin e punës.
Jeta e shëndetshme
Ruani një stil jetese të shëndetshëm, shmangni alkolin dhe pirjen e cigares, rregulloni stresin dhe ushtroni rregullisht aktivitet fizik.
Mbroni veshët tuaj
Shmangni zhurmën e lartë në përgjithësi