INFEKSIONET E VESHIT

No Comments

Veshi është një organ shumë delikat që na rregullon edhe sensin e ekuilibrit. Pranvera dhe vjeshta janë stinë të rrezikshme për veshët.

Një ndryshim në temperaturë ose goditje klasike e ajrit mund të shkaktojë ftohje, dhimbje, gumëzhitje të bezdisshme, fishkëllimë, e deri në humbjen e përkohshme të dëgjimit. Por edhe noti në ujë të kontaminuar mjafton për të shkaktuar një otit të jashtëm.

Shumica e infeksioneve të veshit jane afat shkurter ose akute dhe në përgjithësi zgjidhen pa ndërhyrje, por ka raste kur mund të klasifikohen si infeksione të përsëritura.

Infeksionet e përsëritura të veshit mund të shkaktojnë një grumbullim të lëngjeve në veshin e mesëm që ka tendencë të mos ri-absorbohen.

Një infeksion i veshit zakonisht shkaktohet nga bakteret ose viruset që depërtojnë në trup përmes hundës dhe gojës. Hapsirat me shumë fëmijë (për shembull kopshtet) janë më të predispozuara për përhapjen e mikrobeve, por edhe infeksionet e frymëmarrjes, alergjitë dhe ndotësit e ajrit (përfshirë tymin e cigares) mund të shkaktojnë infeksion në vesh.

Fëmijët e vegjël shpesh fillojnë duke prekur ose gërvishtur veshët, sjellje të shoqëruara me probleme dëgjimi, ethe, sekrecione të veshit, nervozizëm dhe të vjella.

Në fëmijët me të rriturit, simptomat përfshijnë dhimbje në vesh, probleme me dëgjimin, një ndjesi të okluzionit ose presionit të veshit, sekrecione të veshit, marramendje dhe humbje të ekuilibrit, si dhe marrje mendsh ose të vjella. Manifestimi i simptomave që nuk shoqërohet me dhimbje ose ethe mund të tregojë gjithashtu praninë e lëngjeve në vesh.

Next Post
Fakte Rreth Humbjes Së Dëgjimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fill out this field
Fill out this field
Please enter a valid email address.
You need to agree with the terms to proceed

Menu