Lidhja midis humbjes së Dëgjimit dhe Demencës – Si të mbroni trurin nga kjo sëmundje

Ndërsa plakeni është e rëndësishme të kujdeseni për shëndetin e trurit, që të mund të shmangni problemet me mundshme me kujtesën.

Në këtë artikull  ju njohim me përfundimet e një studimi të ri, i cili hulumtoi rreth lidhjes së mundshme të dëgjimit me demencën.

Çfarë zbuloi studimi?

Një ekip studiuesish nga Universiteti Newcastle në Mbretërinë e Bashkuar, kanë propozuar një teori të re që lidh humbjen e dëgjimit me demencën.

Ky studim përfshin lobin temporal,një zonë përgjegjëse për kujtesën afatgjatë.

Sipas studiuesëve, kjo zonë përdoret gjithashtu për përpunimin dhe ruajtjen afatshkurtër të informacionit të marrë me anë të dëgjimit.

Sipas teorisë së tyre, aktiviteti jonormal në lobin temporal mund të kufizojë aftësinë e trurit tuaj në njohjen e tingujve, zërave, në ruajtjen e kujtimeve dhe identifikimin e objekteve.

Hulumtimi tregon se ky sistem i kujtesës që lidhet me vështirësi në dëgjim, është vendi më i zakonshëm ku kjo sëmundje fillon të veprojë.

Me fjalë të tjera, aftësia jonë për të dëgjuar na lejon të ruajmë dhe të përpunojmë informacionin e marrë nga mjedisi që na rrethon.

Në rastet e njerëzve me demencë, kjo zonë e trurit kompromentohet, duke i çuar studiuesit të studiojnë një lidhje të mundshme midis dëgjimit dhe dobësimin e aftësisë njohëse.

Por çfarë mund të bëni në lidhje me të?

Ndërkohë që studimet thellohen për të përcaktuar nëse teoria e re është e qëndrueshme, komunikimi me mjekun për dëgjimin tuaj (dhe përdorimi i një aparati dëgjimi, nëse është e nevojshme) mund të jetë një hap i madh në shmangien e sëmundjeve neurodegjenerative si demenca.

Ekspertët bien dakord që monitorimi i dëgjimit shërben si masë parandaluese e cila mund të mbrojë trurin dhe kujtesën për një kohë të gjatë.

Nëse mendoni se dëgjimi juaj nuk është aq i keq ose jeni të shqetësuar dhe ndiheni të pasigurt nëse duhet të vini një aparat dëgjimi, bëni mirë të caktoni sa më parë një takim me mjekun tuaj.

/AgroWeb.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vendos emialin tuaj per tu informuar rreth te rejave ne fushen audiologjike

Vendos e-mailin 

Kompania

© 2024 Qendra e Degjimit Otofon.  All Rights Reserved.

Fill the form

Drop us a line

Fill in this form or send us an e-mail with your inquiry.

Or come visit us at:

301 Howard St. #600
San Francisco, CA 94105