VESHI I NJERIUT – ENIGMË E PËRJETSHME

No Comments
Anatomia e veshit
Drawing of Human Ear anatomy. Elements are grouped.contains eps10 and high resolution jpeg.

Me problemin e dëmtimit te veshit janë marrë dhe grekët e vjetër duke provuar të zgjidhin se si dëgjohet dhe prej cka është e përbërë shqisa e dëgjimit (Hipokrati,Empedokle,Galeni).

Veshi I njeriut është njeri ndër shqisat më të ndjeshme,sipas asaj mbas funksionit të komplikuar qëndron anatomia e ndërlikuar. Kjo është e vërtetuar me faktin se deri tani nuk është konstruktuar asnjë gjë aq efikase në analizën e zërave sikur në veshin e njeriut. Supozohet se mund të dallohen mbi 400 000 zëra te ndryshëm.

Në aspektin anatomik, veshi përbëhet nga veshi I jashtëm,i mesëm dhe I mbrendshëm. Veshi I jashtëm ka funksion të mbledh zërat dhe ti percjell deri në daullen e veshit.  Në veshin e mesëm gjindet një zinxhir qe përbëhet nga tre kockëzat e veshit çekiçi, yzengjia, kudhra (stapes, incus dhe malleus) të cilat vlejnë për përcjelljen e amplifikimit  të tingullit. Kocka e fundit në këtë zinxhir(yzengjia) është e vendosur në dritarën ovale në veshin e mbrendshëm me cka mbaron pjesa konduktive e organit të dëgjimit ku bëhet transmetimi I valëve të zërit.

Pjesa përceptuese ndodhet në pjesën e membranës së kërmillit dhe quhet organi I Kortit. Аtë e përbëjnë qelizat shqisore ndijore përgjate membranes bazilare dhe funksionojn si mekanoreceptore dhe transformojnë vibracionet e zërit në kodet nervore të nervit koklear.Energjia mekanike në lëvizjen e membranës bazilare shëndrrohet  në kod nervor me frekuencë dhe intenzitetin korrespodues që kalon në mes nervit të dëgjimit përmes bërthamës së kokleut në qendrën dëgjimore në tru.

Dëmtimi në cilën do pjesë të sistemit dëgjimor mund te sjellë simptome të ndryshme të cilët janë: ,dëgjim I reduktuar,fishkëllimë në veshë, pamundësia për të përcaktuar drejtimin e zërit që vjen.

Duke studiuar shqisat e dëgjimit, transmetimin e zërit dhe mënyrën se si funksionon, shumë shkencëtarë (Walsaw, Cotunjo, Jung, Meyer, Hasse) po përpiqeshin të shpjegonin procesin e  kompleksuar të shfaqjes së zërit.

Dhe sot, në shumë qendra kërkimore në mbarë botën, ekzaminimet e kuptimit të dëgjimit kryhen me qëllim të kuptimit më të mirë, dhe ndihmës efektive për rritjen e ushtrisë  me probleme dëgjimi.

Burimi: auditiva.mk

Previous Post
Sa kushton nje aparat degjimi!? ÇMIMET!
Next Post
Humbja e dëgjimit. Si ndodh?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fill out this field
Fill out this field
Please enter a valid email address.
You need to agree with the terms to proceed

Menu