
DR. DRITAN VASILI
Mjek Otorinolaringolog prej 25 vjetësh në diagnostikimin dhe trajtimin bashkëkohor të sëmundjeve të veshit, hundës dhe
fytit, specializuar ne Kirurgjinë e Veshit dhe trajtimin e sëmundjeve të tij.
Diplomuar në specialitetin e Otoneurokirurgjisë në Universitetin “Victor Segalen” në Bordeaux, France dhe me eksperiencë të gjerë pune në spitale si QSUT Nënë Tereza, Spitali Amerikan dhe Spitali Hygeia.
Ka kryer kurse perfeksionimi në Austri, Francë, Hollandë, Amerikë, Greqi etj. Prezantues punimesh në kongrese e konferenca kombëtare dhe autor botimesh.
Vizita otorinolaringologjike
E cila perfshin kontrollin rutine te vesheve, fytit (bajamet, faring dhe laringu), hundes
Otomikroskopia
Kqyrja me mikroskop e veshit dhe daulles
Audiometria dhe timpanometria
Matja e degjimit
Endoskopia
Kqyrja me endoskop dhe kamera e hundes, hapjes se sinuseve
Vendosja e tubave ne vesh
Tek femijet me grumbullim lengu prapa daulles
Timpanoplastika
Mbyllje e daulles kur ajo mbetet e care prej infeksioneve te shpeshta te kaluara gjate jetes
Mastoidektomia
Heqja me kirurgjie semundjeve si Kolesteatoma apo infeksione kronike me prekje te veshit te mesem dhe kockes prapa veshit
Stapedotomi / Stapedektomi
Trajtimi kirurgjikal me vendosje proteze i semundjes se Otosklerozes.
Ossikuloplastika
Trajtimi kirurgjikal i demtimeve te kockave te degjimit prej semundjeve te ndryshme te veshit apo traumave
Trajtim kirurgjikal i tumoreve
Ne veshin e mesem apo mastoid (Paraganglioma, granuloma kolesterinike, tumore malinje
Dekompresioni I nervit facial
Trajtim kirurgjikal I paralizave te nervit facial pasoje e traumave te kokes apo infeksioneve