Testim profesional i dëgjimit 068 905 3170
7 qendra aktive në Shqipëri Aplikacioni degjimi.al
OTOFON – aparate dëgjimi

Timpanometria

Ekzaminim i shpejtë dhe pa dhimbje i veshit të mesëm.

Ekzaminim i veshit të mesëm

Timpanometria mat mënyrën se si daullja e veshit reagon ndaj ndryshimeve të lehta të presionit. Ajo nuk mat drejtpërdrejt sa mirë dëgjoni, por jep informacion objektiv për funksionimin e veshit të mesëm.

Çfarë mund të tregojë?

  • Lëng në veshin e mesëm.
  • Probleme me tubin e Eustakut.
  • Daulle shumë të ngurtë ose tepër të lëvizshme.
  • Bllokime dhe ndryshime që kërkojnë kontroll ORL.

Si kryhet?

Një sondë e vogël vendoset për pak sekonda në hyrje të kanalit. Pajisja ndryshon lehtë presionin dhe regjistron përgjigjen e daulles. Ekzaminimi është i shpejtë, i sigurt dhe zakonisht pa dhimbje.

Kur rekomandohet?

Kur ka ndjesi presioni, infeksione të përsëritura, ulje dëgjimi, kontroll te fëmijët ose kur audiometria duhet plotësuar me informacion mbi veshin e mesëm.

Anatomia e veshit
Veshi dhe dëgjimi