ReSound ENZO IA
Super Power
Zgjidhje Super Power e karikueshme për humbje të rënda deri të thella, me fokus te qartësia dhe kontrolli i feedback-ut.

Teknologji e shpjeguar thjesht

Super Power
Rezervë e lartë përforcimi për humbje të rënda deri të thella, e programuar sipas audiogramës.

Fokus te të folurit
Përpunim që ndihmon të ruhet qartësia e bisedës edhe kur kërkohet përforcim i lartë.

Auracast & LE Audio
Transmetim audio me standardet e reja Bluetooth në pajisje dhe aksesorë të përputhshëm.

ReSound Smart 3D
Kontroll i programeve, volumit, preferencave dhe funksioneve të lidhjes nga telefoni.
Më shumë tingull. Më shumë fuqi.
ReSound ENZO IA është krijuar për humbje të rënda deri të thella të dëgjimit. Aparati kombinon përforcim të fuqishëm me teknologji që fokusohet te të folurit dhe ndihmon në uljen e shpërqendrimeve në ambientet me zhurmë.
Qartësi me më pak fishkëllima
Menaxhimi i avancuar i feedback-ut lejon përforcim të lartë duke reduktuar fishkëllimat dhe tingujt e padëshiruar. Programimi kryhet me kujdes sipas audiogramës dhe niveleve të rehatshme të dëgjimit.
Karikim për përdorim të përditshëm
Dizajni i karikueshëm është menduar për përdorim gjatë gjithë ditës. Autonomia reale varet nga konfigurimi, përdorimi i transmetimit audio dhe gjendja e baterisë.
Rehati dhe qëndrueshmëri
Dizajni kompakt përshtatet pas veshit dhe filtrat e mikrofonit mund të zëvendësohen për mirëmbajtje më të thjeshtë. Ndërtimi është menduar për përdorim të përditshëm dhe mbrojtje më të mirë ndaj lagështisë dhe papastërtive.
- Super Power me karikim.
- Bluetooth LE Audio dhe Auracast.
- Menaxhim i avancuar i feedback-ut.
- Kontroll profesional dhe ndjekje periodike.
Detaje, teknologji dhe formate
Materiale vizuale nga biblioteka OTOFON/ReSound për t’ju ndihmuar të kuptoni më mirë aparatin, formatin dhe funksionet kryesore.




Nga telefoni te televizori dhe ambientet publike
Në modelet e përputhshme, Bluetooth LE Audio, Auracast, ReSound Smart 3D dhe aksesorët e transmetimit mund ta bëjnë dëgjimin më praktik në situata të ndryshme.
Përputhshmëria kontrollohet sipas modelit të aparatit dhe telefonit/aksesorit.




A është ky modeli i duhur për ju?
Përgjigjja varet nga audiograma, situatat ku keni vështirësi dhe komoditeti gjatë provës. Ejani ta testojmë së bashku.